Zyrtare: Në këto data zhvillohen ndeshjet e barazhit të Superligës dhe Ligës së Parë

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi në futbollin  e Kosovës.

Temë e ditës ishte edhe caktimi i datave për ndeshjet e barazhit të Superligës dhe të Ligës së Parë, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshjet e barazhit në Ligën e parë dy vendet e dyta të Grupit A dhe B do të zhvillohen më 22 maj 2021.

Ndërsa, barazhi i Superligës, ku vendi i 8-të do të zhvillojë ndeshje me fituesin e barazhit të Ligës së Parë, do të luhet më 29 maj.

Priten duele interesante të barazhit, duke e ditur se skuadra mjaft të forta janë duke luftuar edhe në Superligë por edhe në Ligën e Parë.

/Gazeta Olle/