Zyrtare: Në këtë vend zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve

Shtëpia europiane e futbollit-UEFA ka informuar se finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Man Cityt do të zhvillohet në Stamboll.

“Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të kufizuar shikuesish dhe ne jemi të sigurt se mbyllja e përkohshme e cila është në fuqi deri më 17 maj nuk duhet të ketë ndonjë ndikim në ndeshje,” tha UEFA në një deklaratë.

UEFA ka njoftuar se po punon ngushtë me Federatën Turke të Futbollit dhe autoritetet lokale dhe kombëtare për të organizuar ndeshjen në mënyrë të sigurt.