Zyrtare: Ndryshon data, ja kur luhet sfida e shumëpritur e Milanit

Lajm i papritur nga Milani para fillimit të kampionatit.

Federata e Italisë në Futboll ka konfirmuar ndryshimin e orarit për ndeshjen e parë të kuqezinjve.

Milan-Crotone ishte paraparë të zhvillohej më 21 gusht (e hënë), por është zhvendosur për 20 gusht (e diel), përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo për shkak të ndeshjes së Milanit në Ligën e Evropës, që do ta luajë kundër Shkëndijës të enjten.

Kujtojmë që për të parë ndeshjen Milan-Crotone, ka pasur një interesim të jashtëzakonshëm te tifozëria kuqezi, pas investimeve të fundit në klub.