Zyrtare: Ndeshja e ndërprerë ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës do të përsëritet

Ndeshja e ndërprerë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës do të përsëritet.

Ky është vendimi nga Komisioni i Garave i Ligës së Dytë në Federatën e Futbollit të Kosovës

Në arsyetimin e dhënë nga komisioni thuhet se asnjëra nga dy skuadrat nuk kanë qenë përgjegjëse në eskalimin e dhunës dhe ndërprerjen e ndeshjes, ndaj ka vendosur që takimi të përsëritet edhe njëherë.

Për oranizimin e ndeshjes është përgjegjës komisioni i garave ndaj ka vendosur që ky takim të zhvillihet edhe njëherë.

Ndeshja do te zhvillohet me datë 25.04.2021(e diele) ndërsa skuadrat respektive do të njofohen me kohë sipas rregullores së garave dhe akteve normative.

Skuadrat që nuk i përmbahen këtij vendimi, ose nuk paraqiten në fushën e lojës do të përballen me pasoja jurdike.

Vendimi i Komisionit të Garave në Ligën e Dytë: