Zyrtare: Ndërpritet ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës

Dueli i çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës është ndërperë pas vetëm 9-të minutave lojë me rezultat momental 1:0 për Shkëndijën.

Sulmi ndaj futbollistëve kuqezi pas golit të Elezit, hyrja e disa tifozëve vendas në terren dhe gjuajtjet me fishekzajre e gjësende të forta në drejtim të futbollistëve të Shkëndijës bëri që fillimisht forcat e sigurisë të urdhërojnë tërheqjen e ekipit të Shkëndijës në zhveshtore për shkaqe sigurie.

Pas mbledhjes së delegatit, arbitrave të takimit, komesarëve të sigurisë së dy klubeve dhe FFM-së, përfaqësuesit të MPB-së së Shkupit përgjegjës për sigurinë e kësaj ndeshje dhe përgjegjësve nga Komisioni për gara pranë FFM-së u vendos se nuk ka kushte sigurie për vazhdimin e ndeshjes.

Për vendim përfundimtar rreth epilogut pasojnë raporte shtesë për ngjarjet në këtë ndeshje nga ana e delegatit, përfaqësuesit për siguri pranë FFM-së dhe arbitrave të ndeshjes.

Përfundojnë pjesët e para në Albi Mall Superligë: Në dy ndeshje mysafirët në epërsi, baras në Malishevë

Kaka zbulon favoritët për Kampionatin Botëror