Zyrtare: Muja vazhdon me Trepçën ’89, do të jetë kapiten i skuadrës

Ardian Muja do të mbetet pjesë e Trepçës ’89.

23-vjeçari ka nënshkruan kontratë dy vjeçare me mitrovicasit, shkruan Gazeta Olle.

Njoftimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Trepçës ’89.

Muja gjithashtu do të jetë edhe kapiten i skuadrës gjatë edicionit të ri.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

“Ardian Muja do të jetë zyrtarisht kapiteni i skuadrës për sezonën 2021/22 ku do ta udhëheq skuadrën drejt rrugëtimit për kthimin në superligë aty ku ky klub e ka vendin”, thuhet në njoftimin e ’89-shit.

/Gazeta Olle/

Presidenti Ademi priti ish-futbollistin e Prishtinës, shqiptaro-amerikanin Bruno Ceka

Rinor Jahmurataj, ylli i së ardhmes në futbollin kosovar