Zyrtare: Muhaxhiri te Liria

Altik Muhaxhiri edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re, pasi që ka arritur marrëveshje 1-vjeçare me klubin e Lirisë.

“Kam arritur marrëveshje me Lirinë. Jam i kënaqur me kushtet e ofruara për një vit. Premtoj maksimumin për këtë skuadër dhe besoj që do ta gëzojmë publikun prizrenas”, deklaroi Muhaxhiri për GazetaOlle.com.

I interesuar për të ishte edhe Istogu, por Liria në fund e dorëzoi ofertën më të mirë.