ZYRTARE: Mourinho merr drejtimin e skuadrës italiane

Ngjarje të papritura kanë ndodhur në skuadrën e Romës gjatë ditës së sotme. 

Pasi u zyrtarizua largimi i trajnerit Paulo Fonsecas, skuadra nga Serie A menjëherë ka njoftuar për ardhjen e trajnerit të ri, shkruan Gazeta Olle.

Përmes llogarisë bë Twitter, Gjallorosët kanë zyrtarizuar Jose Mourinhon si trajner të skuadrës.

Ai ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë në kryeqytet deri në vitin 2024.

Së fundmi, Mourinho ishte trajner i Tottenhamit për dy vite.

Tekniku portugez ka përvojë edhe në Itali. Ai kishte drejtuar më herët Interin.