Zyrtare: Mirlind Daku pajiset me pasaportë shqiptare (Foto)

Mirlind Daku është bërë shtetas i Shqipërisë.

Sulmuesi gjilanas ditën e sotme edhe zyrtarisht është pajisur me pasaportë nga Shqipëria.

Anëtari i skuadrës kroate Osijek tani mund të zgjedh edhe të luaj me Kombëtaren shqiptare, edhe pse më parë kishte luajtur ndeshje miqësore me Kosovën.

Mbetet të shihet nëse Daku do të marrë ftesë nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e muajit shtator, edhe pse ai është shprehur i gatshëm të luaj për Shqipërinë. /Gazeta Olle/

Mësohet emri i skuadrës turke ku Nexhipi do gë bëhet drejtor sportiv

Alvin Karaqi fiton medaljen e artë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.