Zyrtare: Milani bën një tjetër goditje, prezantohet mbrojtësi Ballo-Toure

Milani bën goditjen e radhës në merkato, duke u konfirmuar si një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve.

‘Kuqezinjtë’ kanë zyrtarizuar blerjen e Fode Ballo-Touré, futbollist 24-vjeçar senegalez që luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

“Milan është i lumtur të njoftojë se ka siguruar shfaqjet sportive të futbollistit Fodé Ballo-Touré nga Monaco. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2025 dhe do të mbajë numrin 5 në fanellë”.

Lojtari i lindur në vitin 1997 në Francë ka spikatur prej dy sezonesh te Monaco (ku mbërriti në janar 2019 nga Lille), me të cilën zhvilloi 74 ndeshje.

Në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli ai fillimisht do të bëjë rolin e alternativës për Theo Hernandezin.

/Gazeta Olle/

A e dini se… fakte interesante për basketbollistet e Përfaqësueses së Kosovës

‘Camp Nou’ do të rinovohet, ja ku do t’i luaj Barcelona ndeshjet si vendas (Foto/Video)