Zyrtare: Milan rinovon me Mexesin

Një lajm vërtetë i befasishëm ka ardhur nga klubi i Milanit sot, ku edhe pse pritej largimi i Philippe Mexes, ai ka rinovuar me skuadrën kuqezi.

“Milan konfirmon vazhdimin e kontratës së Mexes, e cila i ka skaduar më 30.06.2016”, njoftoi klubi kuqezi përmes një njoftimi për media.

Ditë më parë mediat italiane raportuan që trajneri Sinisha Mihajloviç nuk llogaritë në Mexesin, mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar shumë shpejtë. /Olle