Zyrtare: Milan e shpall listën e lojtarëve për ndeshjen me Shkëndijen

Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri te ndeshja ndërmjet Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, në Play-Off të Europa Leagues, gjiganti italian e ka paraqitur në UEFA listën me emrat e futbollistëve që llogaritë për ndeshjen ndaj shqiptarëve.

Milani ka kërkuar nga UEFA licencimin e 30 futbollistëve, të ndatë në dy lista: Lista A me 23 futbollistë dhe Lista B me 7 futbollistë.

Lista A: Abate, Antonelli, Biglia, Bonaventura, Bonucci, Borini, Conti, Calhanoglu,  Donnarumma, Gomez, Kessie, J.Mauri, Montolivo, Musacchio, Niang, Paletta, Rodriguez, Romagnoli, André Silva, Sosa, Storari, Suso, C. Zapata.

Lista B: Calabria, Cutrone, G. Donnarumma, Gabbia, Guarnone, Locatelli, Zanellato.