Zyrtare: Mevlan Zeka transferohet te Gjilani

Gjilani ka njoftuar se ka transferuar Mevlan Zekën.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, klubi gjilanas bëri të ditur se sulmuesi ka nënshkruar dy vite kontratë me mundësi vazhdimi.

Sulmuesi gjakovar i bashkohet Gjilanit pas dy viteve të suksesshme si futbollist i Ballkanit, ku fitoi edhe titullin e kampionit.

Më poshtë keni komunikatën e Gjilanit (pa ndërhyrje):

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar dy tituj kampion dhe tri herë Kupën e Kosovës.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare. /Gazeta Olle/

Ademi i bindur se stadiumi “Zahir Pajaziti” do të licencohet nga UEFA

Fatjon Jusufi dy vite bashkë me Struga Trim Lum