Zyrtare: Mërgim Vojvoda zgjatë kontratën me Torinon

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, do të vazhdojë karrierën te Torino. Klubi italian ka njoftuar se futbollisti ka vazhduar kontratën me klubin deri më 30 qershor 2025.

Ai është pjesë e Torinos që tri vjet. Me Torinon ka pasur 103 paraqitje dhe ka realizuar tre gola.

Para se të kalonte te Torino, Vojvoda ishte pjesë e Standard Lieget.

Vojvoda në shkurt mbush 29 vjet.

Ai ka edhe 53 paraqitje e dy gola për përfaqësuesen e Kosovës.

Viti i jashtëzakonshëm i Florent Muslijës me gola e asistime: Në 2024 për hapin e madh, dua ta vazhdoj me këtë ritëm

Stinori pranveror në Albi Mall Superligë nis më 10 shkurt