Melos Zenunaj është transferimi i ri i skuadrës prizrenase, Liria.
Bardhezinjtë kanë konfirmuar marrëveshjen me lojtarin, i cili tanimë është prezantuar në klubin prizrenas.
Zenunaj ishte pjesë e Dukagjinit sezonin e fundit, por nuk kishte hapësira të mëdha.
Njoftimi i plotë nga Liria:
Melos Zenunaj, nënshkruan me Lirinë
Zenunaj, qendërmbrojtësi shtatëlartë ka nënshkruar për dy vite me klubin.
Ai, vie nga Dukagjini e që ka bërë karrierë në disa klube.
“Pres që të dèshmohem dhe me klubin të arrijmë objektivat”, ka thënë 22- vjeçari pas arritjes së marrëveshjes me ‘bardhezinjtë’. /Gazeta Olle/