Zyrtare: Me vendim të Komisionit të Garave, Istogu eliminohet nga gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligë të Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me date 08.04.2021, shqyrtoi ankesën e KF Dukagjini të parashtruar me datë 07.04.2021 ndaj regjistrimit të ndeshjes për Kupën e Kosovës ndërmjet KF Istogu – KF Dukagjini.

Në këtë mbjedhje u konstatua se pati shkelje në ndeshjen gjysmëfinale mes këtyre dy ekipeve, transmeton Gazeta Olle.

Ky është vendimi i marrë pas mbledhjes së Komisionit të Garave: 

1.Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës e zhvilluar me 07.04.2021  KF Istogu – KF Dukagjini regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3 në favor të KF Dukagjini;

2.KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejmë të Kupës së Kosovës 2020/2021

Arsyetim:

Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes së gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës, KF Istogu – KF Dukagjini, konstatoi se KF Dukagjini ka ushtruar ankesë në pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit Erion Ceta me nr 9 ID 004763M98, i cili ështe aktivizuar me dy kartonë të verdhë për KF Istogu.

Gjatë administrimit Komisioni i Garave konstatoi se ankesa e Kf Dukagjinit është e afatshme, e lejuar, e taksuar dhe i përmbush të gjitha kushtet për shqyrtim nga Komisioni i Garave .

Pas shikimit të protokolleve zyrtare të ndeshjeve të Kupës së Kosovës, Komisioni i Garave ka vërtetuar se lojtari i lartëcekur ka qenë i ndëshkuar me kartonë të verdhë në ndeshjen KF Besa – KF Istogu, e zhvilluar me datë 16.12.2020 si dhe në ndeshjen KF Istogu – KF [email protected] e zhvilluar me 18.03.2021.

  1. Bazuar në nenin 56 të Propozicioneve të garave 2020/2021 Komisioni i Garave konstatoi se lojtari i KF Istogu me nr 9 Erion Ceta me nr ID 004763M98 në ndeshjen e gjysmëfinales së parë të Kupës së Kosovës KF Istogu – KF Dukagjini, e zhvilluar me 07.03.2021 në Istog nuk ka pas të drejtë loje, andaj ankesa e KF Dukagjini miratohet si e bazuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultatin 0-3 në favor të KF Dukagjini.
  2. Në bazë të Rregullores së garave neni 75 , pika 4 , alinea 4 KF Istogu eliminohet nga garat e mëtejme të Kupës së Kosovës 2020/2021.

/Gazeta Olle/