Zyrtare: Mateus Levendi nënshkruan me Vushtrrinë

Sulmuesi i krahut, Mateus Levendi nga Tirana (28 vjeç), ka vendosur që aventurën e re ta vazhdojë në futbollin kosovar konkretisht në FC Vushtrria .

Ai ka luajtur në shumë klube të futbollit shqiptare si: Valbona, Gramsh,  Kevitan, Egnatia, Tirana, Bureli, Turbina, Besa e Kavajës dhe së fundi në KF Erzeni.

Vushtrria ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar.

Edhe pse po flitet për një fuzionim me Dardanën e Kamenicës ende nuk ka asgjë konkrete.

Vushtrria do të luajë në Ligën e Dytë. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Murat Yakin përzgjedhës i Zvicrës, Challandes mbetet te Kosova

Odise Roshi gjen skuadër të re, do të luajë në Turqi