Zyrtare: Martinez te Atletico Madrid

Jackson Martinez ka vendosur që të transferohet në Atletico Madrid.

Sulmuesi i Portos, Jackson Martinez ka lënë Milanin për të kaluar te skuadra spanjolle Atletico Madrid.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i lojtarit, i cili ka falënderuar Milanin për tentimin e tyre, ndërsa për Atleticon ka thënë se është një skuadër e madhe.

“Është vendosur sot. Ne dëshirojmë të falënderojmë Milanin, skuadër e cila është përpjekur deri në fund dhe ne ndihemi shumë krenar, por një sulmues nuk mund të jetë në dy vende të ndryshme”, tha agjenti iMartonezit Pompeo për AS.

“Atletico është një skuadër e madhe e cila ka bërë gjëra të madha në Spanjë dhe Evropë dhe Jackson po shkon atje për të bërë më të mirën e tij dhe për të arritur suksese edhe më të mëdha. Ai është shumë i lumtur dhe i bindur me vendimin e tij”.

Ky është lajmi i dytë i keq për Milanin, i cili më herët kishte konfirmuar transferimin e kolumbianit, pasi më herët dështuan edhe në transferimin e Kondogbias, i cili kaloi në Inter.