Zyrtare: Manchester United transferon Raphael Varanen

Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Raphael Varane.

Djajtë e Kuq kanë lëshuar një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare duke bërë të ditur se nënshkrimi është peng vetëm i ekzaminimeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të lojtarit.

“Manchester Unitedi njofton me kënaqësi se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit francez dhe fituesit të Kupës së Botës, Raphael Varane, që është peng i ekzaminimeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të futbollistit”, thuhet në njoftim.

Në bazë të njoftimeve të mëhershme, Unitedi do të paguajë rreth 41 milionë funte (48 milionë euro) për lojtarin e ri.

Kështu, Varane do të bëhet transferi i dytë i madh i Djajve të Kuq këtë verë, pas Jadon Sanchos, për të cilin Unitedi ka arritur marrëveshje në vlerë prej 73 milionë funte (85.5 milionë euro) me Borussia Dortmundin.

Teuta me përmbysje fantastike eleminon amatorët e Inter Club d’Escaldes

Zyrtare: Zhdrella vazhdon me skuadrën bardhekaltër