Zyrtare: Manchester United transferon portierin Jack Butland

Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e portierit Jack Butland nga Crystal Palace, deri në fund të sezonit 2022/23.

Djajtë e Kuq kanë përforcuar radhët e tyre me një portier të ri, i cili do të jetë zëvendësues i spanjollit David De Gea.

Bëhet fjalë për portierin anglez, Jack Butland, i cili vjen si huazim deri në fund të sezonit në Old Trafford.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Crystal Palace dhe Butland.

“Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Jack Butland i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Crystal Palace deri në fund të sezonit 2022/23”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, portieri 29-vjeçar ka luajtur 87 ndeshje në Ligën Premier dhe numëron nëntë paraqitje me kombëtaren e Anglisë.

City fiton derbin ndaj Chelseat me rezultat minimal

Atletico Madrid me ofertë për Vedat Muriqin