Zyrtare: Manchester City nënshkruan me Jeremy Dokun

Manchester City ka njoftuar afrimin e sulmuesit e Jeremy Doku nga Rennes, me belgun që ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare.

Anësori 21-vjeçar bëhet nënshkrimi i tretë i kampionëve evropian këtë verë, pas dyshes kroate Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol.

Doku luan në të dy krahët e sulmit dhe llogariti prej të rinjve më të mirë në këto pozita, ndërsa qytetarët paguan 65 milionë euro për shërbimet e tij.

Ai ka 14 paraqitje me Belgjikën dhe ka përvojë edhe në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.

Doku kishte 92 paraqitje në të gjitha garat për Rennes, duke regjistruar 12 gola dhe 10 asistime.

Arlind Shala po bën mrekulli me formën fizike të futbollistëve, radhë të gjata para ASH Fitnes Center

Prishtina 01 me fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, të shtunën ndeshja vendimtare