Zyrtare: Malisheva prezanton transferimin e parë në merkaton verore

FC Malisheva ka kompletuar transferimin e parë në merkaton verore. 

Fiton Hajdari është përforcimi Malishevës, i cili vjen nga radhët e Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.

“Kemi kompletuar marrëveshjen për transferimin e Fiton Hajdarit nga SC Gjilani. Mirësevjen Fiton”, thuhet në prezantimin e tij.

Klubi i Malishevës nuk ka dhënë detaje të tjera në prezantimin e tij, dhe nuk dihet kohëzgjatja e kontratës me Hajdarin.

Sulmuesi anësor në tri vitet e fundit ishte pjesë e kuqebardhëve të Gjilanit, ndërsa tani karrierën do ta vazhdojë te Malisheva. /Gazeta Olle/ 

 

Taulant Seferi drejt këtij klubi, zbulohet oferta për Tiranën

Fantastike nga Edon Zhegrova, shkon në Prizren për ta takuar fansin e tij më të madh, i cili vuan nga paralize Cerebrale