Zyrtare: Malisheva nuk ndalet, pas Hajdarit firmos me Qlirim Avdullin

FC Malisheva brenda pak minutave ka prezantuar edhe transferimin e dytë në merkaton verore.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Qlirim Avdulli, i cili së fundmi ishte pjesë e Ulpianës, shkruan Gazeta Olle.

Prezantimi i tij te Malisheva vjen menjëherë pas atij të Fiton Hajdarit.

“Klubi konfirmon nënshkrimin e marrëveshjes për transferim të Qlirim Avdullit nga FC Ulpiana. Mirësevjen Qlirim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ashtu sikurse në prezantimin e Hajdarit, edhe te Avdulli nuk specifikohet kohëzgjatja e marrëveshjes mes klubit dhe futbollistit. /Gazeta Olle/ 

 

Fantastike nga Edon Zhegrova, shkon në Prizren për ta takuar fansin e tij më të madh, i cili vuan nga paralize Cerebrale

Agim Ademi viziton stadiumin e ri të përfunduar në Vitomiricë, nga afër përcjell stërvitjen e grupmoshave U11 të KF Beharit