Zyrtare: Malisheva nënshkruan me sulmuesin e ri

FC Malisheva po vazhdon të përgatitet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Klubi ka zyrtarizuar një tjetër transferim në afatin kalimtar veror, shkruan Gazeta Olle.

Drilon Hazrollaj është rikthyer te Malisheva pas aventurës së tij te Ramiz Sadiku në Ligën e Parë.

18-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit të djathtë.

Hazrollaj është transferimi i tetë i Malishevës në merkaton verore. /Gazeta Olle/

 

Përfundon aventura e Gjilanit në Evropë, përmbyset nga Liepaja në ndeshjen e kthimit

Llapi kërkon rikthimin e madh ndaj Buducnostit, publikohen formacionet zyrtare