ZYRTARE: Malisheva kompleton ‘trileqen’, prezanton futbollistin e tretë për sot

Malisheva nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi vetëm gjatë ditës së sotme ka kompletuar transferimin e tre futbollistë.

Pas zyrtarizimit të Azem Bejtës dhe Mërgim Pefqelit, skuadra e Malishevës sapo ma prezantuar edhe mesfushorin, Agron Bruqi, shkruan Gazeta Olle.

Bruqi së fundmi ka qenë pjesë e Arbërisë.

Njoftimi i plotë nga Malisheva:

Transfer i Ri

Agron Bruqi

Agron Bruqi u lind me 27 janar 1993 në Isniq të Deçanit. Si i ri filloi të luaj për Deçanin ku bëri progress shumë të shpejtë në rankun e të rinjve. Më pas Bruqi karrierën e tij si futbollist e vazhdoi në ekipet 2 Korriku, Istogu, KEK-u, Flamurtari dhe se fundi te KF Arbëria.

Marrëveshja e tij me FC Malishevën për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë.

Një mesfushor i kompletuar, i qëndrueshëm, punëtor dhe i gjithanshëm, Bruqi vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të gjenratës të tij, mjaft efektiv edhe si mesfushor defanziv. I talentuar me teknikë të mirë, sy të mprehtë për pasime të gjata dhe për të krijuar mundësi shënimi për shokët e skuadrës. Për shkak të gjatësisë, pozicionimit dhe karakteristikave të tij fizike, Bruqi gjithashtu është shumë efektiv në ajër.

Përveç atributeve të tij kreative në mesfushë, ai gjithashtu është i aftë të shkëlqej edhe si mesfushor mbrojtës për shkak të forcës dhe fizikut të tij të fuqishëm, të kombinuar me qëndrueshmërinë, inteligjencën taktike dhe aftësinë e tij për të lexuar lojën.

Të lumtur që Bruqi është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale. /Gazeta Olle/

Formacionet zyrtare: Angli – Danimarkë

Oferta të shumta për futbollistin që shkëlqeu me Malishevën