Zyrtare: Lyoni konfirmon transferimin e Xherdan Shaqirit

Lyoni ka konfirmuar se ka transferuar Xherdan Shaqirin nga Liverpooli.

Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre, klubi nga Ligue 1 ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me anësori nga Zhegra e Gjilanit.

“Olympique Lyonnais është i lumtur që më në fund ka arritur një marrëveshje në parim me Liverpoolin në kontekstin e transferimit të mesfushorit ndërkombëtar zviceran Xherdan Shaqiri, i cili u dallua kundër Francës në raundin e 16 -të në Euro 2020”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“I motivuar veçanërisht nga projekti Olympique Lyonnais, Xherdan Shaqiri mbërrin sonte në Lyon ku do të mirëpritet nga Juninho. Përfundimi i transferimit mbetet i kushtëzuar me rezultatin e ekzaminimit mjekësor që lojtari do të kalojë këtë të hënë në mëngjes dhe përfundimin e formaliteteve të fundit administrative”.

“29 vjeçari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka 96 paraqitje me kombëtaren zvicerane me të cilën mori pjesë tre herë në Kupën e Botës (2010, 2014 dhe 2018) dhe 2 Euro (2016, 2021), duke eliminuar Francën në 1/8 e finales luajtur më 28 qershor në Bukuresht. I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit helvetian me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë për ekipin kombëtar në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje)”, thuhet me tej në komunikatë.

Raportohet se Shaqiri do t’i kushtojë Lyonit 12 milionë euro, e që prezantimi i tij pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Behar Maliqi: Feronikeli ka probleme, por do të rikthehet

Shpërthen dhuna në takimin mes Nices dhe Marseilles – Payet konfrontohet me tifozët kundërshtarë