ZYRTARE: Lorik Rudi prezantohet te A&N!

Ish-futbollisti i Vëllaznimit që në pranverë luajti për Onixin, Lorik Rudi, ka zgjedhur ekipin e ri.

Ai është transferuar te prizrenasit e A&N, përcjellë Gazeta Olle.

“Dashamirës dhe tifoz të FC A&N dhe futbolldashës të Prizrenit ju njoftojmë që sapo është arritur marrveshja me ish lojtarin e KF Vllaznimit të Gjakovës dhe së fundmi pjesë e FC Onix , Lorik Rudi.

Besojmë fort që Loriku së bashku me përforcimet tjera që do të bëhen në vazhdim do të jenë ndihmesë e fortë për arritjen e objektivave që i kemi vënë vetes.

Pritja dhe prezentimi edhe i transfereve të tjera do të bëhet në ditët në vazhdim”, ka njoftuar klubi.

A&N është ngritur këtë edicion në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/