Florent Hasani nuk do të jetë shqiptari i vetëm në Diosgyor DVTK.
Atij prej sot i është bashkuar edhe Hysen Memolla, lojtar i Kombëtares së Shqipërisë.
Mbrojtësi i majtë nga Kavaja u transferua tek skuadra hungareze nga klubi KPV i Finalndës.
Transferimin e tij e ka mundësuar menaxheri Christoffer Sandberg, i cili ka në pronësi edhe lojtarë tjerë shqiptarë dhe të huaj.
Memolla ka tri ndeshje të luajtura me Shqipërinë.