Zyrtare: Llapi vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin brazilian

KF Llapi ka prezantuar edhe transferimin e katërt në merkaton verore.

Skuadra e Batatinës ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto, shkruan Gazeta Olle.

Augusto ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Welcome FERNANDO AUGUSTO ✍️💙🤝

Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e pasditës.

Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të Uefa Confernce League ndaj FK Buducnost Podgoricës.

#vazhdojmë
#përparallapi
#krenariaeqytetit

/Gazeta Olle/ 

Në mungesë të stadiumeve në Kosovë, edhe Drita detyrohet të bëjë ndryshime në orar për ndeshjen me Inter Turkun

West Hami e dëshiron futbollistin shqiptar