Zyrtare: Llapi – Ulpiana, regjistrohet 3:0

Llapi ka bërë ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen me Ulpianën të luajtur në fundjavë në Podujevë, në kuadër të javës 20 të Ligës së Parë.

Takimi ishte mbyllur 0:0, kurse Llapi ka bërë ankesën për të marrë tri pikë, pasi konsideronte se njëri nga lojtarët e Ulpianës ka luajtur me tre karton të verdhë.

Komisari i Garave i FFK-së, e ka shqyrtuar ankesën dhe ka marrë vendimin për aprovimin e saj.

“Në ndeshjen e kontestuar e paraqitur lojtari, Arlind Hasani me nr. Lic. 6 dhe nr. Lib. 10360, i cili ka marr kartonin e verdhë në javën e 4-të,  Deçani – Ulpiana, e zhvilluar më datë 13.09.2014, në javën e 14-të, Ulpiana – 2Korriku, e zhvilluar me 15.11.2014, dhe java e 18-të Liria –Ulpiana, e zhvilluar me 29.03.2015, lojtari është dashur të zgjedhë ndeshjen për të pushuar, por i njëjti  ka luajtur në javën e 19-të dhe në javën e 20-të , d.m.th nuk ka pasur të drejtën të aktivizohet në ndeshjen KF Llapi – KF Ulpiana, dhe është në kundërshtim me aktet normative të FFK-së, andaj ndeshja është regjistruar me rezultatin zyrtar 3-0 në të mirë të ekipit llapjan”, thuhet në arsyetimin e KG-së së FFK-së.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e parë me 47 pikë, aq sa ka Gjilani. (Gazeta Olle)