Zyrtare: Llapi rikthen në skuadër mesfushorin 18-vjeçar, e blindon me kontratë tre vjeçare

Llapi ka rikthyer në skuadër mesfushorin, Festim Haxhiu.

18-vjeçari edicionin e fundit luajti në Superligë për Besën e Pejës, ndërsa tani është rikthyer te Llapi, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori defansiv është blinduar me kontratë tre vjeçare.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

“Festim Haxhiu është fëmijë i rritur dhe zhvilluar në Akademinë e Llapit. I lindur më 18 qershor 2003, mesfushori i gjatë 1.86 m pjesën e zhvillimit e ka kryer tek Akademia e Llapit, duke kaluar të gjitha kategoritë e reja, si dhe ishte pjesë e ekipit U-19 për një edicion. Më pas ai iu bashkua Besës nga Peja, duke zhvilluar edhe 11 ndeshje me ekipin e parë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Haxhiu do të jetë pjesë e ekipit të parë të bardhekaltërve këtë edicion si dhe ka të drejtë të luaj edhe me ekipin U-19.

/Gazeta Olle/

 

Vjosa kompleton transferimin e mesfushorit i cili vjen nga Liga e Parë

Nuhiu: Ndaj Llapit përballje shumë e vështirë, kemi analizuar kundërshtarin në detajet më të vogla