Qlirim Avdulli do të vishte bardhekaltër për tri vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Olle.
“KF Llapi njofton se ka arritur t’i siguroj shërbimet e mbrojtësit të majtë i cili vie nga Arbëria. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin, Qlirim Avdulli që para pak çastesh ka firmosur kontratë që e mban lidhur me klubin për 3 edicionet e radhës”, thuhet në njoftimin e Llapit.
22 vjeçari vie pas një eksperience tek klubi i Arbërisë me të cilët u paraqit në 35 ndeshje zyrtare në kampionat dhe Kupë, duke arritur të kontriboj me 6 asistime.
Më parë Avdulli ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë dhe KF Ulpianës.
/Gazeta Olle/