ZYRTARE: Llapi prezanton transferin e radhës!

Skuadra e Llapit ka bërë prezantimin e radhës në këtë afat kalimtar.

Premtim Jakupi, tashmë është ardhja e re, bën të ditur faqja zyrtare e ‘Legjendave’, përcjellë Gazeta Olle.

“Premtim Jakupi nga dita e sotme për 3 vitet e ardhshme është pjesë e KF Llapi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Llapit në llogarinë e tyre në Facebook.

Mirësevjen Premtim Jakupi

Premtim Jakupi nga dita e sotme për 3 vitet e ardhshme është pjesë e KF Llapit ⚪️????✍️Për më shumë: http://llapifc.com/2020/01/13/zyrtare-premtim-jakupi-nenshkruan-per-3-vite-me-kf-llapin/Ndiqeni videon e prezantimit të Premtim Jakupit si futbollist i Llapit, realizuar nga Llapi Channel

Gepostet von K.F. Llapi am Montag, 13. Januar 2020

Llapi deri më tani është përforcuar edhe me futbollistët: Jasim Raboshta, Florian Daci, Giacomo Nava, Nertil Hoxhaj e Atdhe Grajqevci.

Ky i fundit, pas dy dite të prezantimit është huazuar te skuadra e KEK-ut në Ligën e Parë./Gazeta Olle