Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e ri, nënshkruan me Robson Da Silvan

KF Llapi vazhdon të jetë ndër skuadrat më aktive kosovare në merkaton verore. 

Sot, llapjanët kanë zyrtarizuar transferimin e brazilianit Robson Da Silva, shkruan Gazeta Olle.

Da Silva luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Braziliani 26 vjeçar është transferimi i nëntë i Llapit në afatin kalimtar të verës.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

Mirësevjen ROBSON DA SILVA 💙

Braziliani 26 vjeçar firmos me ne deri në verën e vitit 2023

Robson Da Silva, i lindur më 14.07.1996, i gjatë 1.80 m do t’i shtoj vlerat e mesfushës sonë.

Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv.

Pasi ka përfunduar të gjitha procedurat e kontratës, Da Silva që nga dita e nesërme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

#miresevjenDASILVA
#perparallapi
#krenariaeqytetit
#metebashkuarsekurre

/Gazeta Olle/

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Ja sa para kanë fituar Bad News Eagles pas triumfit ndaj ECSTATIC