Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e radhës, rikthen në skuadër Alban Shabanin

KF Llapi ka prezantuar një tjetër transferim të radhës në merkaton verore. 

Llapjanët kanë arritur marrëveshje me Alban Shabanin, mesfushori defansiv i cili ka nënshruar deri në vitin 2024 me bardhekaltrit, shkruan Gazeta Olle.

Shabani hapat e parë në karrierë i kishte marrë pikërisht te Llapi, ndërsa gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën.

Kujtojmë se skuadra e Batatinës është ndër më aktivet në afatin kalimtar veror dhe bëhet klubi i parë që arrin shifrën e 10 transferimeve që nga përfundimi i sezonit.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

𝐀𝐥𝐛𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐛𝐚𝐧𝐢 𝐫𝐢𝐤𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐭 𝐧ë 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢 ⚪️🔵

Mesfushori me tipare defanzive, Alban Shabani nënshkruan me klubin tonë, KF Llapi deri në vitin 2024!

Klubi ynë, KF Llapi ka arritur të rikthej në shtëpi mesfushorin defanziv, Alban Shabani, i cili gjatë dy edicioneve paraprake luajti për Skënderbeun, Feronikelin e Drenicën.

Mesfushori me potencial, Shabani rikthehet përsëri në fole, në klubin ku morri hapat e parë të karrierës dhe ku u formua si futbollist.

Trajneri, Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje në mesin tonë, duke i dëshiruar shumë suksese me klubin e tij të zemrës!

Mirësevjen ALBAN 💙
#vazhdojmë
#përparallapi
#krenariaeqytetit
#metebashkuarsekurre

Lajmi i fundit: Drita skuadra më e vlefshme në Superligën e Kosovës

Afati kalimtar në basketboll fillon më 1 gusht