ZYRTARE: Llapi prezanton sulmuesin Gardasevic

Llapi ka njoftuar se ka arritur t’i siguroj shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardasevic.

“Ditën e sotme, sulmuesi nga Podgorica, Sava Gardašević ka nënshkruar kontratë që do ta mbaj atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.

27 vjeçari ka një karrierë të madhe pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi.

Karrierën e tij si futbollist, Gardašević e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola. Vlenë të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19.

Sava Gardašević menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhërat e trajnerit, Tahir Batatina i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës”, shkruan mes tjerash faqja zyrtare e klubit llapjan. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Sava Gardašević futbollist i LlapitPodujevë, 11 gusht 2020 – Klubi futbollistik Llapi ka arritur t'i siguroj…

Gepostet von K.F. Llapi am Dienstag, 11. August 2020