Zyrtare: Llapi prezanton ‘bomberin’ malazez Igor Vukcevic

Llapi ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri.

Fituesit në fuqi të Kupës së Kosovës sapo kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit malazez Igor Vukcevic.

22-vjeçari sezonin e fundit ka luajtur në Ligën e Dytë të Malit të Zi me skuadrën malazeze Kom Podgorica.

Vukcevic e mbylli kampionatin me 17 gola në 34 ndeshje.

Njoftimi i plotë i Llapit:

Mirësevjen Igor Vukcevic!
Sulmuesi 22 vjeç përforcon Llapin
Igor Vukcevic, sulmues i qendrës, i lindur më 07.11.1999 ka përforcuar sulmin e skuadrës sonë.
Vukcevic së fundmi ishte pjesë e skuadrës Kom Podgorica, tek të cilët realizoi 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës.
Karrierën Vukcevic e ka filluar tek skuadra e Buducnost Podgorica, kurse ka mbrojtur ngjyrat edhe të OFK Petrovac.
Sulmuesi shtatlartë është bashkuar sot me ekipin në përgatitje në Ohër dhe ka firmosur kontratë që e mban atë lidhur me klubin për 3 vitet e ardhshme. /Gazeta Olle/

Vedat Muriqi e mirëpret transferimin te Galatasaray

Ronaldo mund t’i bashkohet Chelseat, pronari i londinezëve takohet me Jorge Mendes