Skuadra e Batatinës kësaj radhe ka përforcuar shtabin teknik, duke nënshkruar me Andi Kullin, shkruan Gazeta Olle.
“Klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me trajnerin e përgatitjes fizike nga Tirana, Andi Kulli. Andi është përgaditës fizik, mjaft kompetent dhe entuziast i i cili i bashkohet shtabit teknik për të ndihmuar ekipin të arrij qëllimet e saj”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Trajneri Andi Kulli ka filluar nga sot përgatitjet me skuadrën për ta sjellur ekipin në gjendjen më të mirë të mundshme para fillimit të kampionatit të ri.
Kulli ka punuar si përgatitës fizik dhe trajner fitnesi në tri skuadrat shqiptare të Superiores: Partizani, Kukësi dhe Laçi.
/Gazeta Olle/