Zyrtare: Llapi nënshkruan me sulmuesin e talentuar

Llapi po vazhdon përgatitjet për stinorin pranveror.

Gjatë ditës së sotme, skuadra e drejtuar nga Batatina ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, 19 vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi, shkruan Gazeta Olle.

Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.

19-vjeçari ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.


Njoftimi i plotë nga KF Llapi: 

𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐧ë 𝐦𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐈𝐬𝐦𝐞𝐭 𝐇𝐚𝐦𝐝𝐢!

Podujevë, 5 janar 2022 – Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19 vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi.

Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.

19 vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.

Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026.

#vazhdojmë
#përparallapi


/Gazeta Olle/

Zyrtare: FC Ferizaj ‘blindon’ portën, nënshkruan me portierin e ri

Feronikeli në krizë të thellë, futbollisti i radhës konfirmon largimin