Zyrtare: Llapi nënshkruan me sulmuesin brazilian Firmino Dos Anjos

Llapi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Sau Paulo i Brazilit, 23 vjeç, Alef Firmino Dos Anjos.

Braziliani ka luajtur në kategoritë më të ulëta të futbollit kroat së fundmi.

“Sulmuesi Alef Firmino Dos Anjos ishte bashkuar me skuadrën nga muaji prill i këtij viti dhe pas performancës së treguar ka bindur drejtuesit ta kenë pjesë të skuadrës për edicionin e ri garues”.

May be an image of 2 njerëz, people standing, people sitting dhe E brendshme

“Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrën e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20”.

“Gjatë vitit 2020 ai ishte shpallur sulmuesi më i mirë në Zagreb gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës NK Nasice”.

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe text that says '1932 FF B SINCE SINCE1994 1994'

“Ky transferim u bë i mundur me ndërmjetësim të menaxherit Arbenit Sinani”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lojtari ka nënshkruar për tri vite me Llapin. /Gazeta Olle/