Zyrtare: Llapi ndanë rrugët me Bianor Neton

Bianor Neto është futbollisti i radhës që largohet nga FC Llapi.

Ka qenë skuadra llapjane që ka njoftuar për largimin e qendërmbrojtësit brazilian me marrëveshje të dyanshme.

Neto ka qëndruar dy vite te Llapi, teksa ka realizuar 11 gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Njoftimi i plotë nga FC Llapi:

KF Llapi njofton opinionin dhe tifozët se me marrëveshje të dyanshme me lojtarin Bianor Neto kemi rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit.

Neto u transferua tek ne në vitin 2021 nga skuadra e FC Shkupi, teksa përgjatë dy viteve (2021-2023) u paraqit për ekipin tonë në gjithsejt 72 ndeshje (58 Kampionat, 11 Kupë, 2 Superkupë dhe 1 Konferencë Ligë).

Gjatë periudhës dy vjeçare me ekipin tonë, Neto arriti shifrën e 11 golave dhe 5 asistimeve.

Klubi e falënderon futbollistin Neto për angazhimin dhe kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës.

Thank you, NETO 33. /Gazeta Olle/

Ruben Neves tregohet i sinqertë: U transferova në Arabi për milionat, do t’ia siguroj jetën fëmijëve të mi

Suhareka kompletohet me 25 lojtar, por pritet edhe një goditje në treg