Zyrtare: Llapi kthen në skuadër Dardan Jasharin

Dardan Jashari është rikthyer edhe një herë tjetër tek Llapi.

Pas rikthimit në Superligë në edicionin 2015/16, Jashari tashmë rikthehet në objektiva tjera dhe me qëllim që ta ndihmoj skuadrën në garat evropiane.

Kontrata e nënshkruar me Dardan Jasharin është 1 vjeçare.

“Dardan Jashari, i lindur më 28.03.1990. Pjesë e Flamurtarit, Ballkanit, Malishevës e së fundmi Ferizajt. Me Llapin kishte zhvilluar 5 edicione, përfshirë një edicion në Ligën e Parë dhe katër të tjera në Superligë”, shkruan faqja e klubit.

Në Superligë, me fanellën e Llapit, në katër edicione, Jashari ka 120 paraqitje, 7 gola, 2 asistime, e 10.773′ minuta të luajtura. /Gazeta Olle/