ZYRTARE: Llapi bënë goditjen e parë, merr lojtarin e dalluar të vjeshtës

Llapi ka bërë ‘goditjen’ e parë në afatin kalimtar të dimrit.

Skuadra e Tahir Batatinës ka nënshkruar sot me mesfushorin e ardhur nga Flamurtari, Egzon Krasniqi.

Kontrata sipas klubit llapjan është njëvjeçare.

“Egzon Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e KF Llapit. Mesfushori i krahut të djathtë dhe që mund të luaj edhe në krahun e majtë, këmbëshpejtë, pasi shkëputi kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin, kishte oferta tjera, por vendosi për Llapin, sepse vetë futbollisti potencoi se oferta e Llapit nuk mund të refuzohet”, thuhet në njoftimin e Llapit, raporton Gazeta Olle.

Krasniqi ishte njëri ndër më të dalluarit tek kuqezinjtë.