Zyrtare: Livoreka te Vllaznia (FOTO)

Mensur Livoreka nuk do të jetë më pjesë e Lepencit. Sulmuesi kosovar ka arritur marrëveshje me Vllazninë e Pozharanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari.

“Nuk jam pjesë më e KF Lepenci. Kam arritur marrëveshje gjashtë mujore me skuadrën e Vllaznisë. Drejtuesit e këtij klubi me kanë ofruar kushte shume të mira, prandaj vendosa të jem pjesë e kësaj skuadre. KF Vllaznia është ekip me ambicie të mëdha dhe ka një organizim të mirë. Besoj që me një trajner siç është Sallah Sherifi, sukseset në edicionin e ri nuk do të na mungojnë”, ka thënë Livoreka.

Edhe pse sulmuesi ka kaluar në një skuadër tjetër nuk ka harruar për të falënderuar kryesinë, shtabin teknik dhe tifozërin “Fikshat”, të klubit të vjetër.

“Kam kaluar një periudhë të mirë tek KF Lepenci, për këtë arsye dua të falënderoj kryesinë, futbollistët, shtabin teknik si dhe tifozërinë “Fikshat” të Lepencit. Shpresoj që ky ekip të arrijë sa më shumë suksese në të ardhmen”, ka shtuar futbollisti.

Ndërkaq për skuadrën e re ai ka premtuar që do ta japë maksimumin nga vetja, duke thënë se do të mundohet të japë sa më shumë gola. KF Vllaznia bënë pjesë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Mensur-Livoreka-480x360