Zyrtare: Liverpool nënshkruan me këtë futbollist

Liverpooli dhe Jurgen Klopp tashmë kanë filluar të mendojnë për të ardhmen e klubit. Skuadra nga Anfield tashmë veçse ka zyrtarizuar blerjen e parë e cila vjen nga rivali i Ligës Premier, Manchester City.

Fjala është për mbrojtësin 16 vjeçar Diego Lattie, i cili luan për ekipin e të rinjëve.

Reprezentuesi anglez i moshave Lattie ka qenë cak i shumë klubeve në ishull, derisa interesim për ta patur në rradhët e veta kanë shfaqur edhe Manchester United, Everton dhe Sunderland.

Mirëpo dëshira e madhe për të luajtur në Anfield që nga fëmijëria iu bë realitet 16 vjeçarit Lattie, që ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me të kuqtë.

Kështu Liverpool bënë një tjetër hap drejt të ardhmes duke menduar për moshat para se të kalojnë në skuadrën e parë.