ZYRTARE: Lista e Challandes për ndeshjen me Suedinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, e cila do të zhvillohet më 12 janar në Doha të Katarit.

Për këtë miqësore Challandes do të ketë në dispozicion një numër të madh të futbollistëve të Ipko Superligës.

Befasi janë edhe lojtarët e rinj si Leart Sadriu (Shkëndija), Edison Kqiku (Gjilani), Albin Krasniqi (Drita) etj.

Nga Kombëtarja A janë ftuar edhe Visar Bekaj, Herolind Shala, Anel Rashkaj, Elbasan Rashani, Ylldren Ibrahimi, si dhe Flamur Kastrati.