Liridon Leci nuk është më pjesë e FC Ferizaj U21, ku mbante postin e trajnerit.
Ka qenë vet trajneri prishtinas që ka konfirmuar largimin nga klubi, duke i falënderuar ata për besimin.
Kjo dorëheqje e Lecit vjen për arsyeje personale, pasi ai kishte bërë punë të mëdha te Ferizaj U21.
Postimi i plotë nga Liridon Leci:
Te nderuar miq e kolege.
Dua te ju informoje qe nga sot nuk jam pjese e FC Ferizaj u21. Pas nje takimi me kryetarin e klubit dhe kerkeses time per nderprerje te bashkepunimit per arsye krejtesisht personale , kryetari mirekuptoj dhe aprovoj kerkesen time. Dua te falenderoje kryetarin , drejtorin sportiv dhe te gjithe bashkepunetoret ne klub dhe ju deshiroje shume suksese.
Falenderoje futbollistet per punen, perkushtimin dhe qdo gje qe bene gjate ketyre muajve sa isha udheheqes i tyre.
Faleminderit FC Ferizaj