Zyrtare: Liridon Latifi transferohet te Vllaznia e Shkodrës

Merr fund drama e ditëve të fundit rreth transferimit të futbollistit të njohur, Liridon Latifi.

Latifi ka lënë futbollin hungarez dhe është rikthyer në Shqipëri, duke nënshkruar për Vllazninë e Shkodrës.

Sulmuesi anësor ishte pjesë e Puskas Akademi,  që nga viti 2017.

“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka arritur marrëveshjen me futbollistin Liridon Latifi”.

“Me këtë futbollist është firmosur një kontratë dyvjeçare dhe shpresojmë që ai të tregojë vlerat e tij më të mira ashtu siç ka bërë edhe në skuadrat e tjera me të cilat ka luajtur më përpara. Mirë se erdhe te Vllaznia Liridon!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Latifi ka luajtur më parë edhe te Flamurtari, Prishtina dhe Skënderbeu, ndërsa një vit e kishte kaluar te Sheriff Tiraspoli.

/Gazeta Olle/

Leave a Reply

Zyrtare: Prince Balde i bashkohet Dritës

Renditen top dhjetë lojtarët më të shpejtë deri më tani në Euro 2020