Zyrtare: Liridon Krasniqi nënshkruan me klubin indian Odisha FC

Liridon Krasniqi huazohet tek skuadra Odisha FC në Superligën e Indisë.

Sulmuesi kosovar, Liridon Krasniqi, ka arritur marrëveshje me ekipin e Odisha Fc në formë huazimi.

Krasniqi e filloi karrierën si futbollist në Republikën Çeke, për të bërë më pas karrierë në Turqi në klube si Ankaraspor.

Në vitin 2015 ishte transferuar në Malajzi, ndërsa në dy vitet në vijim kishte fituar dy tituj.

Krasniqi ishte pjesë e ekipit të kombëtares shqiptare U-21, derisa ka qenë pjesë edhe Kosovës.

Ai luan tani për Kombëtaren e Malajzisë.

Mësohet paga që Xherdan Shaqiri do e fitojë te Lyoni

Xhaka e pranon se ka nënshkruar kontratë të re: Do të jap gjithçka për Arsenalin