Zyrtare: Liridon Fetahaj largohet nga Liria

Liridon Fetahaj është larguar nga Liria, edhe pse ishte ndër lojtarët më meritorë që kjo skuadër është rikthyer në Superligë.

Futbollisti prizrenas nuk do të jetë pjesë e Lirisë në edicionin e ardhshëm, duke mos e vazhduar kontratën.

Ka qenë vet sulmuesi anësorë që ka konfirmuar ndarjen me Lirinë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë nga Fetahaj: 

Falemnderit Fc Liria, klubi i femijerise

Ju njoftoj se nga sot nuk do jem pjese e klubit,i falenderoj jashtezakonisht shum tifozerin Prizrenase dhe gjithe Arpagjiket te cilet me kan perkrahur teper shum e ju borxhlinje gjithe jeten,fal arpagjikeve jemi ketu.

Falemnderoj administraten e klubit,Presidentin,Kryetarin,Drejtorin Sekretarin e gjithe bashkelojtaret e mi te cilet e beme nje pune te shkelqyer,

Uroj qe klubi ti arrij majat ashtu sic e ka emrin e vete. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Ergon Hyseni i mbetet besnik Ferizajt

Dardanët mbajnë stërvitjen e radhës, një futbollist në dyshim për duelin ndaj Rumanisë